“Swing Marathon” pas një udhëtimi 5 orësh me tren nga Tirana në Shkodër vijoi nga stacioni i trenit deri në qendër të qytetit, një rrugë që duhet ta bësh për 20 minuta në këmbë. Lagjet e qytetit morën një ngjyrë tjetër duke ia lënë vendin festës së xhazit, njësoj si në filmat e viteve 1940.

Për mbi një orë vajzat me taka, zonja me onde e plot ngjyra dhe djemtë me lloj xhaketash dhe kapelesh e deri tek fëmijë që gëzonin u zhvendosën tek Kafja e Madhe në pedonalen e qytetit. Edhe kalimtarë të rastit ndaluan për të shijuar festën e xhazit e cila dukej si një ëndërr.

E gjithë festa në pedonale u transmetua live nga Star Plus Televizion. Nata e xhazit në Shkodër rezultoi me surpriza të pafundme. Në përmbylljen e kësaj feste me një koncert në teatrin “Migjeni” artistë si Rosela Gjylbegu apo Rezarta Smaja dhe jo vetëm sollën këngët e bukura shkodrane të përshtatura në stilin xhaz si asnjëherë më parë.

Edhe pas koncertit në teatrin “Migjeni” festa e Xhazit në Shkodër vijoi pëgjatë gjithë natës në hollin e teatrit e më pas në rrugët dhe lokalet e qytetit në një natë plot me dashuri, muzikë, alkool dhe të qeshura pafund që do mbesin gjatë në memerion e gjithsecilit. Të gjithë po presin edicionin e pestë vitin e ardhshëm të “Swing Marathon”.

Artikulli paraprakXHAZ NË TREN, “SWING MARATHON” NGA TIRANA NË SHKODËR
Artikulli tjetërSHËNDETI – ALERGJITË. KUJDESI DHE TRAJTIMI