Numri një i pankinës së Shqipërisë, Sylvinho doli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes Çekinë, takim ky i programuar për të premten mbrëma. Trajneri kuqezi tha se kundërshtari është mjaft i fortë, por u shpreh besimplotë për rezultat pozitiv në Pragë.

“Na pret një ndeshje e vështirë. Çekia është ekip i ashpër, bën tranzicione të shpejta. Ka mesfushorë që mund të shënojnë gola. Sulmuesi kryesor është i fortë. Ne kemi bërë përgatitjet si duhet, nuk futemi në fushë për të barazuar. Futemi në fushë për të bërë më të mirën.

Puna në kombëtare është e tillë, nuk ke shumë kohë për t’u përgatitur. Jemi të bindur për ekipin që do zgjedhim. Nuk ka shumë kohë për të humbur, koha ecën shpejt. Jemi të bindur se do futemi në fushë për më të mirën.

Artikulli paraprakXHAMIA E NAMAZGJASË, ERDOGAN: I LUMTUR QË NDODHEM NË KËTË VEND TË SHENJTË
Artikulli tjetërURAGANI MILTON GODET FLORIDAN/ RËNDOHET BILANCI, 10 PERSONA TË VDEKUR NGA STUHIA