Trajneri i Shqipërisë, braziliani Sylvinho ka dhënë një konferencë për mediat ku ka folur për ndeshjen e parë që kombëtarja shqiptare pritet të luajë kundër Polonisë në kuadër të kualifikueseve të ‘Euro 2024’.

Ai tha se përgjatë dy muajve ka parë 240 ndeshje ku janë aktivizuar lojtarët shqiptarë në kampionate të ndryshme të Europës dhe më gjerë. Sa i takon skemës që do përdoret në ndeshje, Sylvinho tha se nuk e ka vendosur ende pasi do të shohë lojtarët në stërvitje, por nuk përjashtoi mundësinë e një skeme “4-3-3” apo “4-3-2-1”.

“Jam shumë i lumtur si trajner i Shqipërisë. Kemi parë shumë lojtarë në Europë dhe kemi punuar për rreth 2 muaj. Kemi parë 240 ndeshje ku janë aktivizuar lojtarët shqiptarë. Lista e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Poloninë, mund të ndryshojë në ndeshjet e tjera kualifikuese. Skemën nuk e kemi vendosur ende sepse do shohim sesi lojtarët do jenë në stërvitje. Ne kemi nevojë për lojtarë të rinj si Asani që vjen për herë të parë në kombëtare dhe është mëngjarash”-tha braziliani.

Ai tha se për ndeshjen kundër Polonisë janë ftuar 23 lojtarë dhe se do të luftojnë për të fituar 3 pikët e plota për sfidën.

“Janë 23 lojtarë të përzgjedhur për këtë ndeshje. Polonia është një skuadër e fortë, por ne do të luajmë shanset tona për të fituar 3 pikët e plota për këtë sfidë”-tha Sylvinho.

Artikulli paraprakBERISHA: RAMA I BËN FSHEHURAZI TENDERAT E DIGJITALIZIMIT, MILIONA EURO TË SHPENZUARA PËR SISTEME JO-FUNKSIONALË
Artikulli tjetërMETA MESAZH NGA SHKODRA: ZËRI I RINISË SHKODRANE DO TË DËGJOHET SI ASNJËHERË NË KËSHILLAT BASHKIAKE MË 14 MAJ!