Shqipëria sfidon Gjeorgjinë të martën në orën 20.45, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve dhe që do mbahet në “Air Albania”. Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho u shfaq në konferencë për shtyp në prag të takimit, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Numri një i pankinës së Kombëtares foli për situatën e skuadrës, pas asaj fitorje historike ndaj Ukrainës.

“Unë mund të them se është grup i ekuilibruar. Çdo trajner e përgatit ndeshjen për ta fituar.

Rivali- Mendoj se do jetë një ndeshje shumë e bukur. Gjeorgjia është ekip i fortë. Dua të përfaqësojmë sa më mirë vendin tonë. Përgjatë një ndeshje mund të bësh disa ndryshime. Ndaj Ukrainës ishim të vendosur mirë. Ndryshimet u bënë në momentin e duhur.

Formacioni- Do të presim e të shohim gjendjen fizike të lojtarëve. Ndoshta, nesër pas drekës do të kemi pamje të qartë.

Është bërë punë e mirë nga stafi. Gjeorgjia është ekip i organizuar, trajneri është detajist. Kanë bërë një Europian shumë të mirë.

Kvara-Ai është lojtar i madh, por Gjeorgjia ka edhe lojtarë të tjerë të mira. Kvara është lojtar klasi, është kënaqësi për ne të luajmë ndaj tyre.

Ne kemi parë prej muajsh Gjeorgjinë. Kanë lojtarë individualistë shumë të mirë. Ne po punojmë mirë. Do të doja t’i jepja komplimenta ekipit, federatës dhe trajnerit. Edhe ne po rritemi shumë. Mendoj se do të bëjmë një ndeshje shumë të mirë.

Roli i Bajramit– Prej 1 viti e gjysëm, kemi filluar me Poloninë me skemën 4-3-3, Uzuni ka luajtur si sulmues krahu, tani është si sulmues qendror. E njëjta gjë ka luajtur me Bajramin, ka qenë në krah dhe është spostuar më pas në qendër. Kemi provuar skema të ndryshme. Me Bajramin në fushë, mund të aplikojmë dy skema. Do të vendosim në varësi të lojtarët. Bajrami është më felksibël dhe kërkon hapësira. Nuk po bëjmë prova, i kemi 2-3 mundësitë që funksionojnë, thjesht do të vendosim pas stërvitjes si do të luajmë ndaj Gjeorgjisë.

Kundërshtari – Është bërë një punë e mirë nga stafi. Lojtarët e dinë që duhet të futen në fushë me shumë intesitet. Futbolli të konsumon energji. Dua të rikujtoj një shprehje të Klop: Nëse nuk bën gabime, nuk ke nevojë të kthehesh të mbrosh. Gjeorgjia ka bërë një Europian shumë të mirë, një ekip shumë i bukur, i harmonizuar dhe mendoj se do të bëjmë një lojë shumë të bukur kundër tyre.

Artikulli paraprakAKUZOHET PËR SHPËRDORIM DETYRE, ARREST SHTËPIE PËR KREUN E BASHKISË SË TROPOJËS, REXHE BYBERI
Artikulli tjetërPËRFUNDON MBLEDHJA E KRYESISË SË PS, RAMA KËRKON ANGAZHIM PËR ZGJEDHJET E 2025-ËS