Kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2024 është një arritje e jashtëzakonshme e kuqezinjve, por edhe e vetë trajnerit brazilian Sylvinho i cili mori drejtimin e ekipit kombëtar në fillimin e këtij edicioni dhe ka bërë gjithçka siç duhet. Përmes një reagimi në rrjete sociale Sylvinho ka shprehur emocionet e kualifikimit ndërsa falënderon të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë arritje. Realizimin e ëndrrës së një kombi e quan trajneri i kombëtares Sylvinho kualifikimin në EURO 2024.
“Lumturi dhe krenari e madhe. Sigurimi i një vendi në EURO 2024 është padiskutim realizimi i ëndrrave të shumë njerëzve, ëndrrave të një Kombi. Pjesëmarrja në një moment të tillë gëzimi për popullin shqiptar është një burim i kënaqësisë së jashtme. Faleminderit e mija ka për zemër shumë njerëz: për futbollistët, të gjithë ata që mbështesin idetë tona dhe gjithmonë luajtën me shpirt dhe.Për pjesëtarët e stafit teknik administrativ, të punojnë intensivisht dhe të kujdesen për çdo detaj gjatë të gjithë rrugëtimit. Për drejtuesit dhe drejtuesit e Federatës, që kanë bërë gjithçka që puna jonë është bërë në perfeksion. Për fansat, për kontrollin e tyre jetike brenda dhe jashtë shtëpisë tonë. Për familjen time, që janë baza e gjithçkaje që bëj dhe më jep punë që të bëj kohë me dashuri dhe dedikim! Për këdo që direkt apo indirekt ka qënë pjesë e kësaj historie të mrekullueshme. Euro 2024 është këtu tani. Forca Shqipëri”, shkruan ai.
Pak orë pas barazimit në Moldavi kombëtarja ka zbritur në fushë për t’u stërvitur, me qëllim për të qenë gati kundër ishujve Faroe. Kjo do jetë hera e dytë që kuqezinjtë përballen ndaj këtij kundërshtari, ndërsa UEFA ka përcaktuar edhe arbitrat e sfidës. Të hënën përfaqësuesja luan ndeshjen e fundit kualifikuese të Europianit ku do të synojë minimumi 1 pikë, për të siguruar vendin e parë në grup, ç’ka në teori sjell short më të lehtë për Europianin e Gjermanisë. Kjo është hera e dytë që Shqipëria përballet me Ishujt Faroe, një kundërshtar i lehtë në letër. Ndeshja e parë, e zhvilluar në qershor po për kualifikueset e Europianit 2024, Shqipëria fitoi me rezultatin 1-3. Për sfidën e së hënës, UEFA ka përcaktuar edhe arbitrat të cilët do jenë një 4-she nga Gjermania me kryesor Sven Jablonski. Me arritjen e objektivit për t’u kualifikuar, të hënën para sfidës me Ishujt Faroe, federata ka menduar të organizojë një ceremoni festive në stadiumin ‘Air Albani’.