Kombëtarja shqiptare e futbollit do zhvillojë dy takime për kualifikueset e Europianit 2024. Më 17 qershor në “Air Albania”, kuqezinjtë presin Moldavinë, ndërsa më 20 udhëtojnë për përballjen me Ishujt Faroe. Me vetëm një ndeshje të zhvilluar në grupin E, tanët mbajnë vendin e fundit, pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë kundër Polonisë.

Edhe në përballjet e qershorit, trajneri Sylvinho nuk do ketë disa futbollistë, që janë të dëmtuar. Me vendosjen 4-3-3, Shqipëria luan me Ismajlin dhe Gjimshitin në mbrojtje, me dyshen që rikthehen nga dëmtimi. Mesi i fushës duket se ka probleme me dëmtimin e Gjasulës, teksa ka vend për Baren dhe Ramadanit. Sulmi do i besohet Uzunit, Asanit dhe Cikalleshit, me treshen ofensive që është në superformë këtë fund-sezoni.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha – Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj – Bare, Ramadani, Asllani – Uzuni, Asani, Cikalleshi.

Artikulli paraprakERDOGAN BETOHET SI PRESIDENT I TURQISË EDHE PËR NJË MANDAT 5-VJEÇAR
Artikulli tjetërBIDEN MBAN FJALIMIN E PARË NGA ZYRA OVALE