Vllaznia ka arritur një tjetër fitore ku kësaj rradhë si rivale kishte ekipin e Kamzës ku në këtë sezon futbollistik kamzalinjtë kanë arritur një ecuri shumë të mirë të cilët aktualisht renditen në vendin e 4 të tabelës së klasifikimit në kuotën e 23 pikëve. Pas përfundimit të këtoj takimi I cili u mbyll në rezultatin 3-2 traineri Ernest Gjoka është shfaqur I kënaqur më këtë fitore por shprehet se pavarësisht 3 pikëshit të marrë problem tek Vllaznia vazhdon të mbetet ana psikologjike duke I cilësur çdo ndeshje si një test për ta.
Më tej trainer Gjoka shprehet se këto rezultate të arrira nga Vllaznia akoma nuk mund ti quajmë si kthesën e tyre pasi është më mirë të mos rrëmbehen nga euforia. Ndërkohë përsa i përket deklaratës së ish-presidentit të Vllaznisë Valter Fushaj i cili është shprehur se dëshiron të rimarrë Vllazninë Ernest Gjoka .
Vllaznia tashmë ka edhe një ndeshje për të mbyllur këtë sezon futbollistik me ekipin e Partizanit një oërballje e vështirë për kuqeblutë por që edhe atje do të mundohen të arrijnë rezultate positive ku pak nga pak ti largohen zonës së rrezikut.