Në hytben e kësaj të premte, Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari, i kthyer pak ditë më parë nga pelegrinazhi i Haxhit në Mekë, ka uruar të gjithë haxhilerët shkodranë dhe shqiptar për haxhin e këtij viti.
Sytari ka folur me tone të rënda për shthurjen e shqiptarëve në vitet e fundit. Ndër të tjera, ai u shpreh se besimi dhe tabani kombëtar ka vdekur jo vetëm tek njerëzit, por edhe tek institucionet vendore dhe jo vetëm.
Ndër të tjera, Sytari u shpreh se korrupsioni është një ndër plagët më të mëdha të shoqërisë shqiptare.
Këtë të fundit ai e cilësoi ndër më problematiken, ndërsa bëri apel për afrim me besimin dhe larg degjenerimit.
Besimtarë myslimanë, pak ditë më parë kanë festuar Kurban Bajramin, ndërsa një numër i konsiderueshëm besimtarësh shkodranë respektuan njërën prej shtyllave të islamit, haxhin.