Besimtarët mysliman festojnë sot festën e Kurban Bajramit, një nga dy festat më të rëndësishme të tyre. Qindra besimtarë mbushën sheshin në qendër të qytetit të Shkodrës në faljen e namazit që u drejtua nga myftiu i Shkodërs, Imam Muhamed Sytari. Në ligjeratën e tij, myftiu trajtoi fenomenin e deformimit të familjes, ndërsa kërkoi që të respektohen figura dhe roli I nënës dhe babait në familje.
Një mesazh myftiu përcolli edhe për ata që në këto ditë të shenjta nuk luten edhe për vëllezërit në Palestinë.