Gjatë Hytbes së të premtes, Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari tha se vendi po rreshqet drejt pasigurisë, varfërisë dhe drogës, ndërsa iu bëri thirrje besimtarëve të pranishëm që të luten për mirëqënien e këtij vendi.
Sytari u bëri thirrje të gjithë besimtarëve që periudhën 3 mujore, përpara muajit të shenjtë të Ramazanit ta shfrytëzojnë në mënyrë të ndërgjegjshme si një kontroll ndaj vetes.