Vllaznia ka lënë pas festën pas fitores me Tiranën dhe tashmë është gati për përballjen e radhës, transfertën që do të ketë ndaj Teutës të Edi Martinit në Durrës. Trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç përpara kësaj sfide thotë se skuadra e tij është e uritur për të tjera fitore dhe për të mbajtur kreun e klasifikimit.
Mesfushori i Vllaznisë Ardit Krymi tregon se mjafton që Vllaznia të mos kthehet me humbje nga Durrësi edhe pse shkodranët do të provojnë ta fitojnë këtë sfidë.
Ndeshja Teuta – Vllaznia do të luhet në Durrës më 25 nëntor në orën 16:45 ndërsa shkodranët kërkojnë një rezultat pozitiv për të qenë edhe pas javës së katërt në krye të klasifikimit.