Deputetja demokrate, Jorida Tabaku iu përgjigj kryeministrit Edi Rama lidhur me Kardhiq- Delvinë dhe Urën e Bunës.

Sipas saj me ndërtimin e Urës së Bunës, Shkodra del në plan të dytë.

“Unë nuk e shoh realitetin me sytë e vartësve. Për Kardhiq- Delvinë, një projekt i cili nisi me 5 miliardë dhe po përfundon me 6.5 miliardë është e papranueshme. Ura e Bunës është një projekt që e lë Shkodrën jashtë vëmendjes dhe çdo gjë e Shkodrës del në plan të dytë. Sot taksa e karburantit është 60% e çmimit. Ku shkojnë ato lekë? A shkojnë për mirëmbajtjen e rrugëve? Zero”, tha Tabaku.

Sipas saj “Sot për atë 430 milionë euro duhet të kishim dikë para drejtësisë. Nuk mund të vinin e të flisnin këtu pa asnjë ndjenjë faji për 430 milionë euro për të cilën një deputet dhe një ish ministër janë para drejtësisë”.

Artikulli paraprakU KAPËN ME SHTËPI BARI NË KOPLIK, “ARREST ME BURG” PËR TRE TË ARRESTUARIT
Artikulli tjetër“SHKODRA N’FOKUS” NISMA E BASHKISË PËR 18 PROJEKTE