“Reforma territorial ka dështuar totalisht!” Kështu deklaroi deputetja demokrate Jorida Tabaku në tryezen e organizuar në lidhje me Reformën Territoriale, e cila kryesohet nga Presidenti i Komitetit Europian të Rajoneve, Franz Schausberger.

Në fjalën e saj, Tabaku tha se 3 vjet pas nisjes së zbatimit të saj, propaganda qeveritare për këtë reform ka rënë poshtë. Ajo shtoi se bashkitë tashmë nuk mund të bëjnë asnjë investim pasi fond ii tyre shkon vetëm për paga.

Po kështu Tabaku i’u referua edhe diskriminimit politik që u bëhët bashkive që drejtohen nga e djathta.

Ne fund Tabaku tha se 90 % e fondit të zhvillimit të rajoneve shkon për bashkitë e majta.

Rasti më flagrant është a ii Lezhës por dhe mjaft bashkive të tjera të djathta të cilat pavarësisht projekteve të paraqitura, kanë mbetur në mes të 4 rrugëve nga diskriminimi financiar i qeverisë.

Artikulli paraprakDHUROHEN 650 LIBRA PËR BIBLIOTEKËN E SHKODRËS
Artikulli tjetërGRUDË E GUCI PA UJË PREJ TRE MUAJSH