Dy ndeshjet e para të javës së 14 të Kategorisë Superiore, kanë ndryshuar panoramën e renditjes pasi kanë treguar se garës për Europën i shtohet edhe Laçi që për shumë javë kishte prekur fundin, teksa Partizani është për momentin në kryesim.
Të kuqtë kanë fituar me shifrat 2-1 ndaj Kukësit dhe janë në vendin e parë në renditje, duke kapërcyer Tiranën që ka një ndeshje më pak të luajtur. Ndërsa Kukësi rrezikon seriozisht që të mbetet në zonën e ftohtë, pasi nuk po largohet nga pjesa e rrezikshme e tabelës së klasifikimit, ku ka qenë rrallëherë në këtë dekadë në elitë.
Fundit duket sikur i është larguar përfundimisht Laçi që ka gjetur marshin e duhur nën drejtimin e Gentian Mezanit duke marrë fitore që e kanë afruar shumë me zonën e Europës. E fundit, ndaj Erzenit, ishte ndaj një kundërshtari direkt për klasifikimin dhe e ndihmon që të afrohet me grupin e kreut.
JAVA 14
Të enjten
Laçi-Erzeni 1-0
Partizani-Kukësi 2-1
Të premten
Egnatia-Bylis ora 13:00
Kastrioti-Vllaznia ora 13:00
Teuta-Tirana ora 15:45