Kush kërkon të vendos një tabelë reklamuese 1 deri në 2 metër duhet të paguaj 250 mijë lekë të vjetra në vit ndërsa tabelat mbi 2 metër kapin shifrën e 900 mijë lekëve të vjetra në vit ndërsa nën një metër nuk ka taksë.

Këto janë pjese e ndryshimeve të reja të paketës fiskale në bashkinë Shkodër ndaj edhe është ndërmarrë aksioni për lirimin e hapësirave publike nga këto tabela. Ndryshimet i bën të ditura kryetari i rajonit 2 në Shkodër Gëzim Kraja. Në të ardhmen tabelat reklamuese në subjekte të ndryshme në Shkodër do të jenë të njëjta për të sjellë një imazh ndryshe. Kraja tregon edhe për aksionin për lirimin e hapësirave publike që ka nisur prej ditësh. Lirimi i hapësirave publike nga tabelat reklamuese apo objekte të tjera është përqendruar në zonat më kryesore të Shkodrës teksa do të vijojë edhe në lagjet e vogla apo pjesët periferike.

Artikulli paraprakDronët amerikanë do nisen nga Italia për të luftuar ISIS-in
Artikulli tjetërZYRA E INFORMACIONIT PËR TURIZMIN PREJ NJË VITI E MBYLLUR