Trajnerët shqiptar të sportit të taekwondo kanë bërë një trajnim në qytetin e Shkodrës me ekspertin e njohur italian të këtij sporti Giuseppe Dellino lidhur me rregullat e reja. Dellino u shpreh se ky trajnim i shërben trajnerëve për të ardhmen ndërsa vlerësoi Federatën Shqiptare të Taekwondo.
Trajneri i Vllaznisë Eljon Puka shprehet se ky trajnim me mjeshtrin italian të taekëondo është shumë i rëndësishëm për trajnerët shqiptar.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe trajneri i kombëtares shqiptare të taekwondo Xhevahir Hysa i cili thotë se në të ardhmen bashkëpunimet me shtete të ndryshme do të shtohen.
Trajnerët e skuadrave të tjera nga Ulqini apo një ekipi i ri i taekwondo në Bushat shpresojnë se ky trajnim përveç trajnerëve të rrisë edhe cilësinë e sportistëve.
Vllaznia në sportin e taekwondo ka arritur rezultate të larta kombëtare dhe ndërkombëtare me ekipet zinxhir dhe të rriturve duke shpresuar edhe për fitimin e medaljeve më të rëndësishme.