Skuadra e Vllaznisë në sportin e taekwondo ka arritur 44 medalje në dyluftim dhe 11 medalje në dyluftimin imagjinar që quhet në këtë sport duke përmbyllur kështu me sukses Kupën e Shqipërisë 2019.

Kjo Kupë u zhvillua në qytetin e Kamzës ku Vllaznia u paraqit me 53 sportistë duke arritur kështu titullin kampion me fëmijët dhe me paratërinjtë. Skuadra e të rriturve nuk mori pjesë në Kupën e Shqipërisë sepse ndodhej në Bosnje në një turne atje në sportin e taekwondo.

Në kampionatin ndërkombëtar “Sarajeva Open” në Bosnje sportisti Nikolin Perzefi në peshën 68 kg u rendit i treti ndërsa Realdi Rrotani u shpall kampion në peshën +87 kg për peshat e rënda.

Në kupën e Shqipërisë Vllaznia arriti10 vende të para, 14 vende të dyta dhe 20 vende të treta. Për fëmijët 6-7 vjeç vende të para mprën Omer Bilani, Bertan Çeliku, Enea Xhaji, vend i dytë Haris Zaganjori.

Vende të treta zunë Albion Murrizi, Arbios Kraja, Drini Shehu, Drilan Muhja, Seldi Bardhi dhe Mirlind Karmaj. Për fëmijët 8 deri në 9 vjeç në vendet e para dolën Rei Meçaj dhe Menida Meta. Vende të dyta Ermal Qosja, Hamza Shabaj, Ibrahim Rahova, Emser Kakini dhe Arona Kuptira.

Vende të treta 8 deri në 9 vjeç zunë Enes Mani, Aid Gjona, Amër Faslia, Roan Abdullahi, Elnad Rashi, Alban Quka dhe Gledis Sulja. Tek fëmijët 10 deri në 11 vjeç vend të parë mori Alesandro Hoti, Xhulja Xhaji ndërsa vend të dytë Najada Brahimi dhe vendi i tretë Aron Duka, Anselma Xhaji.

Tek ekipi i paratërinjve të Vllaznisë në taekwondo fitues të vendit të parë në Kupë u shpallën Rais Sallagaj, Isra Meta, Irsa Osmanagiq dhe Raisa Sallagaj. Vende të dyta tek paratërinjtë morën Reimon Zekaj, Sidrit Duli, Hakim Sytari, Erkan Unaza, Ajla Maho dhe Enisa Shabaj ndërsa vende të treta zunë Ermal Neziri dhe Aristid Kraja.

Tek të rinjtë Drilon Burri doli në vendin e dytë dhe Drini Qosja, Abdyl Harifi vende të treta. Në demonstrimin e teknikave të kombinuara tek fëmijët si individë Edrit Çoka vendi i parë ndërsa tek paratërinjtë Reimon Zekaj dhe Irsa Osmanagiq morën vende të para, Enis Shabaj i dyti dhe Raisa Sallagaj e treta. Tek të rinjtë Mirtan Hasaj u rendit i pari.

Në garimin në çift Edrit Çoka dhe Enisa Shabaj morën vende të para, Irsa Osmanagiq dhe Reimon Zekaj vende të dyta dhe Raisa Sallagaj me Mirtan Hasaj vendi i tretë. Në garimin ekipor në Kupën e taekwondo tek meshkujt Mirtan Hasaj, Edirt Çokaj dhe Reimon Zekaj zunë vend të tretë ndërsa tek femrat Raisa Sallagaj, Enisa Shabaj dhe Irsa Osmanagoqi vend të parë.

Vllaznia në taekwondo vazhdon që të marrë rezultate të larta ndërsa ky sport tashmë po përhapet gradualisht falë punës të trajnerit Elion Puka dhe stafit të tij.

Artikulli paraprakBASKET, PERINE PAS OPERACIONIT: KRENAR PËR VLLAZNINË
Artikulli tjetërVRANË POLICIN MALAZEZ, ARRESTOHEN 3 SHQIPTARË