Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako tha në një deklaratë për mediat se pjesë e këtij grupi janë edhe dy persona nga Tiranë të shpallur në kërkim. A.O 50 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë armëmbajtje pa leje dhe trafik të lëndës narkotike dhe H.Z, pa precedentë penale.
Nga hetimet e deri tanishme ka rezultuar se ky grup kriminal i drejtuar nga i dënuari Admir Tafili i cili merrte porosi nga persona të tjerë të interesuar për kryerjen e krimeve, janë autorë të ngjarjeve si më poshtë:
· Vrasjes me armë zjarri të shtetasit I M, ngjarje e ndodhur me datë 25.06.2014 në qytetin e Shkodrës në vendin e quajtur “Shtepia e Mushkonjes”.
· Vrasjes së mbetur në tëntativ të shtetasit E.Ç, ngjarje e ndodhur më datë 05.09.2014 në qytetin e Tiranës në lagjen Shkoze.
· Vrasjeve të mbetura në Tentativ me vendosje lëndë eksplozive të shtetasve A.C, J.C, dhe A.SH, ngjarje e ndodhur më datë 26.02.2014, në Rrugën “Budi”, Tiranë, ku si pasojë e shpërthimit mbetën të plagosur rëndë shtetasit e mësipërm si dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.
· Vrasjes së mbetur në tentativ për shkakë të cilësive të veçanta me vendosje lëndë eksplozive në automjetin e shtetasit A.S, Drejtor i Burgut Fushë-Krujë.
· Marrje porosi me 25 mijë Euro, për vrajen e shtetasit L.M, ngjarje e ndodhur më datë 18.11.2014, në qytetin e Durrësit.
· Marrje porosi me 50 mijë Euro, për vrasjën e dy biznesmenëve në qytetin e Pogradecit.(ngjarje e parealizuar).
· Marrje porosi me 20 mijë Euro, për vrasjen e hasmit të shtetasit Aleksandër Gora, me inicial A.V, (ngjarje e parealizuar).
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kanë kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për veprat “Vrasja me paramendim e kryer ne bashkepunim”, “Vrasja me paramendim e kryer ne bashkepunim e mbetur ne tentative” , “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese” , Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve dhe municionit luftarak”, Grupi i Strukturuar Kriminal”