Vllaznia në futsall ka marrë fitoren e parë në kampionat, teksa mposhti Partizanin në transfertë me rezultatin 6-7. Një fitore kjo me mjaft vlerë që ka rikthyer optimizmin tek kuqeblutë. Njëri nga futbollistët më të rëndësishëm të këtij ekipi, Alsid Tafili, shprehet mjaft i kënaqur për fitoren e parë që arriti Vllaznia në futsall.

Të dielën, Vllaznia në futsall do të ketë një ndeshje mjaft të vështirë ndaj Tiranës në kryeqytet, por Tafili është i bindur se do ia dalin të marrin një rezultat pozitiv, pasi tashmë janë lënë pas edhe vështirësitë e fillimit.

Fitorja ndaj Partizanit e ka rifutur Vllazninë në garë për zonën europiane, teksa pas javës së shtatë, ekipi kuqeblu në futsall renditet në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit.

Artikulli paraprakMEDIAT E HUAJA JEHONË VIZITËS SË ZELENSKYT NË TIRANË: SHQIPËRIA KRAH UKRAINËS! PRESIDENTI DO KËRKOJË MBËSHTETJE DHE MUNICIONE NGA ALEATËT
Artikulli tjetërGJUHA E URREJTJES, RRITEN RASTET NË RRJETET SOCIALE