Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar ashpër ndaj deklarateve të kreut të opozitës Lulzim Basha për kanabizimin e vendit. Përmes një postimi të gjatë në fb, Tahiri deklaron se sot trafikimi dhe kultivimi i drogës po luftohet realisht, ndryshe nga koha kur qeverisnin të djathtët. Tahiri thotë se trafiku i drogës me mjete të ndryshme është fenomen botëror.

Por sipas Tahirit kur Basha dhe Flamur Noka ishin Ministra të Brendshëm trafikantët nuk kishin nevojë të eksperimentonin nga ajri, pasi sipas tij kishin në dispozicion portet, pikat e kufirit, madje dhe Rinasin. E për të vërtetuar se edhe kur qeverisnin të djathtët nuk ekzistonte vetëm Lazarati për kanabisin, Tahiri paraqet një listë datash me fshatrat dhe sasistë e kanabisit të asgjesuara në qarkun e Shkodrës gjatë kohës kur Basha drejtonte Ministrinë e Brendshme.

Deklarata e plotë e Tahirit

8 vjet Minister i Saliut pa shkeputje, edhe Minister i Brendshem 2 vjet, e sot flet Lulzim Basha per kultivimin e Kanabis? A ishte ky Minister i Brendshem kur Lazarati i rritej mu nen hunde? A di njeri te kete shprehur nje here te vetme ndonje shqetesim a te kete folur publikisht per kete ceshtje? A di njeri te kete levizur nje here te vetme gishtin per ta luftuar kete fenomen? Nuk i kishte syte ne balle Luli, atehere Minister i Brendshem, te shihte jo vetem Lazaratin qe ujitej me zjarrfikeset e Gjirokastres, por te gjithe vendin qe ishte mbjelle me Kanabis? Kush mendon se ne ate kohe ishte vetem Lazarati, GABOHET! Shih listen me poshte… Te verteten na e kane fshehur, me komunikata policie qe mbaheshin sekret. Sot gjithcka ben policia, eshte publike. Sot po luftohet realisht. Pas fitores me njollen e turpit boteror ne Lazarat, sot po i shkojme cep me cep Shqiperise, per ta fituar nje here e mire, ne themel, kete beteje. Dje, aty ishte Lazarati dhe gjithe Shqiperia, mbahej e fshehur e nuk luftohej. Taksohej! Nuk pretendoj kurre qe e kemi fituar kete beteje. Kemi shume per te bere akoma. Por te pakten kemi filluar nje rruge qe askush me pare as e kishte menduar, jo me te niste punen qe kemi nisur ne sot. Po cirret Basha e jo vetem ai, per avionin qe erdhi nga Italia ne Ishem. Po meqe qenka droga ime dhe Edi Rames, me te njejten llogjike perse nuk qenka edhe e Kryeministrit e Ministrit te Brendshem Italian meqe avioni nga Italia u nis, e po ne fshehtesi te autoriteteve italiane??? Trafiku i droges me mjete nga me te ndryshmet, eshte fenomen boteror. Ne Amerike kane arritur te bejne edhe tunele nentokesore, kane perdorur edhe nendetese. Nderkohe qe fluturime avionesh te tille jane nje shqetesim ne te gjithe Evropen. POR, per ke kupton nga kjo histori, kjo tregon se ne kaq pak kohe kemi arritur te luftojme me sukses rruget tradicionale te trafikimit e duhet te bejme akoma me shume ne luften me trafikantet, pavaresisht sofistikimit te tyre. Ama dje, kur Minister ishte Luli dhe Muli, trafikantet as nuk kishin nevoje te eksperimentonin. Kishin me kollaj portet, pikat e kufirit, madje dhe Rinasin, sa per te bere dallimin. Dhe akoma me shume, kur Luli dhe Muli ishin Minister, me shifrat zyrtare te Guardia di Finanza, Policia shkaterronte vetem 7.5% te parcelave te identifikuara. Vjet po me shifrat e GdF, policia shkaterroi 99.6%. Kete vit, do bejme te njejten gje, pa asnje diskutim. E duke pare shifrat, jo balten e SHQUP-it e zhurmen e SHQUP-isteve vullnetare e te paguar, te shperndare ne parti e media, pyes kush eshte karteli i droges tani? Ne qe e shkaterrojme per te 3-tin vit rradhazi, apo ata qe e mbanin mu nen hunde e nuk leviznin as gishtin. Te mos flasim per vrasjet, se besoj ka plot per tu turperuar, Luli, Muli e Saliu bashke. Ne 2010, Shqiperia regjistroi 118 vrasje. Minister Lulzim Basha. Vitin e kaluar, Shqiperia regjistroi numrin me te ulet te 25 viteve te fundit, vetem 54 vrasje. Ky eshte dallimi i madh qe tregon se sot Shqiperia eshte shume me e sigurte sesa kur ne qeverisje kishte Saliun, Lulin dhe Mulin. E meqe sot Lulzim Basha ka guxim flet per Shkodren, po ia listoj une fshatrat ku eshte gjetur kanabis ne kohen kur po ky ishte Minister. Po ia listoj me referenca egzakte te vendit, kohes kur eshte gjetur, numrin dhe faqen e komunikates se Policise qe deri dje mbanin sekret. Dhe ky eshte vetem Qarku Shkoder. Po ne vitin 2010, Minister Lulzim Basha, kanabis eshte gjetur edhe ne qarqet Vlore, Berat, Diber, Durres, Elbasan, Fier, Gjirokaster, Korce, Kukes, Lezhe, Tirane. Pra, ne te gjithe Shqiperine. Opozita eshte e mirepritur te na bashkohet ne kete beteje. Po luftojme ende me ate qe na la trashegimi Saliu, Luli e Muli, nje beteje qe do e fitojme pa diskutim, ne cdo cep te vendit. Kjo eshte beteja jone per ti lene trashegimi femijeve tane nje Shqiperi me te drejte e me te denje.

Artikulli paraprakBASHA FLET PËR 31-VJEÇARIN E VRARË NË DUKAGJIN
Artikulli tjetërGJERMANIA ZGJEDH SHQIPERINE PER “PUBLICITET”