“Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Qytetarët duhet të dinë të vërtetën” ka deklaruar ambasadori Donald Lu lidhur me çështjen e deputetit Saimir Tahiri Ish ministri i Brendshëm dyshohet nga prokuroria se ka lidhje me organizatën italo shqiptare që u godit në Catania të Italisë.

Ndërkohë Kuvendi dje refuzoi autorizimin e prokurorisë për arrestimin e tij por lejoi vijimin e hetimeve. “Në 27 vite shumë politikanë i kanë shpëtuar drejtësisë. Nuk më takon të them nëse Tahiri është fajtor apo jo. Qytetarët duhet të dinë të vërtetën. Nëse është pa faj duhet ta dini nëse ka faj duhet të përballet me drejtësinë. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.” Deklarata u bë në takim me këshillin rinor të ambasadës.

Artikulli paraprakRAMA, INVESTITORËVE: MOS TAKONI GAZETARË DHE MOS LEXONI GAZETAT
Artikulli tjetër“TAHIRI” RAMA FALËNDERON LU: MESAZH I QARTË,JO GJYQE KOMUNISTE