Edhe pse deklaroi publikisht se do të lërë mandatin e deputetit, ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ende nuk e ka konkretizuar një hap të tillë zyrtarisht.

Burime bejne me dije se në protokollin e Kuvendit të Shqipërisë ende nuk ka një shkresë zyrtare ku me vullnetin e tij deputeti Tahiri të lërë mandatin.

Mësohet se akti zyrtar do të bëhet sot dhe më pas Kuvendi ja përcjell atë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, që më pas bën zëvendësimin me kandidatin pasardhës, Spartak Braho.

Megjithatë ky i fundit ende nuk ka një vendim nëse do të marrë apo jo mandatin e deputetit.

Artikulli paraprakTE PËRNDJEKURIT DHE DËMSHPËRBLIMET
Artikulli tjetërSHPËRTHEN VULLKANI KILAUEA, KËRKOHET EVAKUIMI I 10.000 BANORËVE