Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur për problemin e uniformave të Policisë së Shtetit.
Sipas tij kallëzimi i bërë nga policia për kompaninë është një shembull i mirë që po respektohen standardet. Ministri foli gjatë inaugurimit të repartit të FNSH-së në Vaqarr. Kompania “Marsi & AL”, që kishte fituar tenderin për uniformat e policisë, nuk i ka prodhuar ato në Turqi, siç është deklaruar, por në qytetin e Durrësit, pasi nuk është gjetur asnjë faturë doganore të importit të tyre në Dogana.