Statusi i plotë i ministrit Tahiri në Facebook:

Meqe PD sot beri ritualin ditor te baltosjes ndaj meje dhe Policise, me pretekstin e hashashit, po i pergjigjem me kete foto qe po ben xhiron e rrjeteve sociale. Ne foto eshte Lulezim Basha me personin e shpallur ne kerkim per trafikimin e 130 kg droge dje ne darke ne Portin e Durresit. Une nuk e di nese kete foto apo te tjera te tilla, ose miqesine e ngushte historike me Lulzim Bashen, ky trafikant i ka perdorur si pasaporte paprekshmerie apo kredibiliteti, ne te kaluaren a qofte edhe tani. Por ketu bejme dallimin, ne qe sot luftojme trafikun, dhe qeveria e shkuar qe dje jo vetem qe nuk e luftonin, por me keq akoma, mekatet qe benin vete dje, na i lexojne ne sot. Une nuk kam ndermend te akuzoj Lulzim Bashen si trafikant apo pronar te droges qe iu kap mikut te tij dhe te partise se tij. Kjo do ishte e tepert dhe e padrejte. Nuk kam ndermend as te them se me parate e droges qe ky medemek biznesmeni kerkonte te trafikonte ne Itali, financohet PD dhe tellallet e saj qe recitojne te foltorja. Nuk kam ndermend te them as se po ky biznesmen trafikant, mund te kete qene edhe pronari i parceles ku shkonte bente foto e video nje nga Shqup-istat. Por nuk kam sesi sot, qe miku fotografik i Lulzim Bashes dhe PD u kap me presh ne duar me plot 130 kg droge qe donte ti trafikonte ne Itali, ti them Lulzim Bashes e shqup-istave te tjere: turperohuni per balten qe keni hedhur, e mbyllni gojen. Kriminelet e trafikantet jane vetem kaq, kriminele e trafikante. E mbi krimet e tyre, ne kemi zgjedhur te mos fitojme vota duke share PD, por te fitojme force me shume per tu bere bashke me qytetaret, per nje Shqiperi me te denje e me te drejte. Ndaj na besojne qytetaret, akoma me shume partneret. Nqs nuk e beni kete e doni te vazhdoni baltosjen ndaj meje, policise e qeverise, atehere per barazi kushtesh, ju takon sot ti dilni zot 140 kg droge e trafikantit te fotos e partise qe u kap dje.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakAPELI LIRON ADMINISTRATORIN E PULTIT TOM MARKU
Artikulli tjetërEMERGJENCAT CIVILE, GJATË GUSHTIT 114 RASTE ZJARRESH