Tahiri: Kërkoj nga Prokuroria që të hetojë gjithçka mbi mua
“Do kërkoj nga prokuria pa përfituar nga asnjë imunitet parlament të hetohet dhe të verifikohet me mua dhe gjithcka”, tha Tahiri. Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kërkoi nga Prokuroria nisjen e hetimeve për gjithçka që ka lidhje me atë dhe punën e tij. Në një konferencë për mediat, Tahiri sqaroi pozicionin e tij në lidhje me akuzat që opozitë i ka bërë për përfshirjen ne trafik droge. Tahiri tha se dy të arrestuarit janë kushërinjtë e tij të 10 që kanë përdorur emrin e tij për të kryer përfitime të paligjshme. Tahiri: Sot është një ditë jo e lehtë për mua në raport me veten, në raport me moralin tim, në raport me familjen, në raport me tim bir dhe në raport me të gjithë. Është një ditë jo e lehtë edhe për njerëzit që më njohin, me kolegët në parlament dhe në politikë me njerëzit që më kanë besuar dhe zgjedhur dhe që ende besojnë tek mua. Dy kriminelë që janë kushërinjtë e mi të shkallës së 10-të janë arrestuar për trafik droge sic u bë e ditur pa hezituar të përmendnin edhe emrin tim sigurisht kriminelë që përdorin emra politikanësh apo ministrash për tu mburur me njëri-tjetrin në dobi të përfitimeve të paligjshme ka pa fund. Unë nuk jam as i pari dhe as i fundit. Pa asnjë diskutim sot unë nuk do të doja të isha kurrë në këtë pozitë pa dashjen time, por menjëherë do kërkoj nga Prokuroria vetë personalisht dhe me vullnet të plotë pa përfituar nga asnjë lloj imuniteti parlamentar dhe politik të hetohet dhe të vërifikohet gjithçka me mua dhe jo vetëm, mbi punën time dhe jo vetëm me familjen time dhe jo vetëm. Gabimi i madh dhe i vetëm, që nuk verifikova kujt ja shita makinën Tahiri: Unë ndjej përgjegjësi morale për veprimet e kujdo, qoftë edhe të ca kushërinjve të mi të gradës së 10-të të cilëve në fakt kam bërë gabimin e madh dhe të vetëm që gati 4 vite më parë u kam shitur makinën personale. Unë sigurisht nuk duhet të kisha neglizhuar kurrë të verifikoja kujt po ja shisja makinën. E pavarësisht se në vendin tonë rrallë ndodh të bëhen këto verifikime, më të shumtë janë ata që ti fshehin apo ti cojnë pasuritë në emra të tjerë, unë përsëri mbaj përgjegjësi morale të plotë për këtë. Përtej kësaj as kam pasur dhe as kam raport të çfardollojshëm dhe aq më pak raport të paligjshëm, ndaj nuk kam asnjë përgjegjësi më shumë dhe dënoj cdo veprimtari kriminale, të kujdoqofshin, qofshin edhe këta që janë kushërinjtë e mi të gradës së 10-të, që as kanë hezituar të përdorin emrin tim dhe që shpresoj që drejtësia ti hetojë deri në fund, dhe ti dënojë sic i takon atyre dhe kujdo tjetër në bazë të ligjit.