“Këshilli i Sigurisë nuk është mbledhur as kur Lazarati ishte aty”.

Ky ishte komenti i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri lidhur me vendimin e Presidentit për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për çëshjtjen Balili. Gjatë analizës së Policisë së Shtetit të zhvilluar sot paradite në Berat Tahiri tha: Këto ditë po çuditet publiku me thirrjen e Presidentit të Republikës Këshillit të Sigurisë për Balilin. E në fakt çuditet publiku sepse Këshilli i Sigurisë nuk është mbledhur as per Lazaratin.

Tahiri tha se ishte gati të informonte Këshillin e Sigurisë dhe pa asnjë diskutim edhe Presidentin e Republikës, i cili për arsyet e veta është i pa informuar.

Megjithatë unë jam shumë i kënaqur të informoj Këshillin e Sigurisë dhe pa asnjë diskutim edhe Presidentin e Republikës, i cili për arsyet e veta është i pa informuar. Por jam akoma më i bindur që asnjë pengesë, asnjë insinuatë, politike ose jo nuk do më ndalonte kurrë mua dhe aq më pak policinë e Shtetit të bënte detyrën ndaj atyre që deri dje ishin të pandëshkueshëm dhe atyre që deri dje ishin të pabarabartë dhe që nuk i prekte njeri.

Ministri e mbylli deklaratën duke nënvizuar se “Balili e Balilat mund ti kenë ende ditët e numëruara por shumë shpejt do të jenë përpara drejtësisë”

Artikulli paraprakDY SHTETAS DORËZOJNË ARMËT VULLNETARISHT NË POLICINË E PUKËS
Artikulli tjetërPESHKATARI GJEN 45 KG KOKAINË NË DET, E PRET BURGIMI I PËRJETSHËM