Pas një mungese rreth 6 mujore në seancat e Kuvendit, pas nisjes së hetimeve ndaj tij për trafikun e drogës të grupit “Habilaj”, deputeti i përjashtuar nga PS, Saimir Tahiri do të rikthehet sot në Kuvend.
Ish-ministri i Brendshëm do jetë i pranishmë sot në seancën plenare, por jo vetëm, ai ka kërkuar të mbajë edhe një fjalim.
Tahiri do të mbajë një diskutim të gjatë prej rreth 20 minutash dhe është regjistruar për fjalimin.
Saimir Tahiri cilësohet deputet i pavarur pasi u përjashtua nga PS deri në fund të hetimeve ndaj tij për grupin “Habilaj”.