Kanabisi, Tahiri si Meta: Nuk luftohet duke iu shmangur të vërtetës
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar pas deklarateve të kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, se droga nuk luftohet duke iu shmangur të vërtetës. Në një postim në FB, Tahiri shkruan se PD është ajo që poi fshihet të vërtetës. Sipas tij kanabisi ka qenë një fenomen i kudondodhur, por që deri në vitin 2013 i fshihej publikut. Deklarata e ministrit Tahiri: E ndaj plotesisht opinionin e kryetarit te Kuvendit qe kanabisi nuk luftohet duke i’u shmangur te vertetes, gje qe Partia Demokratike po e ben fatkeqesisht çdo dite! Kush ben sot sikur çuditet, i shmanget qellimisht te vertetes se kanabisi ishte nje fenomen i kudondodhur, por i fshehur nga syte e publikut deri ne vitin 2013, nga nje qeveri e polici qe mjaftohej me komunikata sekrete per rrenjet anembane Shqiperise, dhe garantonte fitimet marramendese te Republikes se Lazaratit! Ndersa kush çuditet pafajesisht sot nga ky fenomen, eshte viktime e asaj politike te vjeter qe i shmangej perballjes me fenomenin duke e mbajtur jashte vemendjes se opinionit e te mediave! Ilir Meta ka shume te drejte kur thote se duhen degjuar edhe nderkombetaret. Kane folur shume qarte per vite me radhe, ndaj sot eshte inkurajim i madh cdo germe e raporteve te Departamentit te Shtetit dhe Gurdia di Finanza-s te cilat e kane cilesuar luften tone te tanishme shume shkoqur; “rezultate mbreselenese, fale angazhimit te lidershipit politik”. Natyrisht qe kjo eshte nje lufte qe eshte larg se qeni e fituar, por sic do te tregojne faktet e shifrat qe kemi bere publike e do bejme ne vazhdim se bashku me partneret tane nderkombetare, eshte nje lufte me rezultate qe deri perpara tre vitesh as qe mund te parafytyroheshin.