Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sot në orën 10:00 ka lajmëruar një konferencë shtypi nga Kryesia e Kuvendit.

Deklarata e Tahirit vjen në nisje të seancës plenare, ndërsa nuk dihet arsyeja se përse Tahiri ka vendosur që të flasë në konferencë dhe jo nga foltorja.

Ish-ministri ka qenë në dy seancat e fundit në Kuvend, ndërsa prania e tij ka shkaktuar polemika të forta nga opozita. PD dhe LSI akuzojnë ish-ministrin si të lidhur me trafikun e drogës.

Konferencën Tahiri e njofton edhe në Facebook, ndërsa statutin e shoqëron me simbolin e muskulit duke treguar vendosmërinë dhe forcën për të vijuar betejën, sikur ka deklaruar më parë.

Momentalisht Saimir Tahiri është deputet i pavarur, ai është në hetim nga prokuroria në kuadër të procesit gjyqësor ndaj Habilajve, ndërsa pritet me interes ajo që do të deklarojë.

Artikulli paraprakRRËFIM – MYZEJEN DULI
Artikulli tjetërNË “TOP 10” TË LIDERËVE BOTËRORË NË FACEBOOK/ RAMA IRONIZON KOMENTUESIT QË E NGACMOJNË: JU, SUKSESI IM!