Tahiri vlerëson mbështetjen e Italisë për monitorimin e kanabisit

Delegacioni i nivelit të lartë të policisë italiane që ndodhet për një vizitë në Tiranë, ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ka vlerësuar bashkëpunimin e frytshëm deri më tani në luftën kundër kriminalitetit, trafiqeve dhe paligjshmërisë në tërësi. Gjatë bisedës, është evidentuar fakti se me mbështetjen e qeverisë italiane, edhe këtë vit po monitorohet territori i vendit, për të identifikuar dhe asgjësuar bimët narkotike. Ministri shtroi nevojën për mbështetjen edhe të parterëve të tjerë, për të patur rezultate sa më solide në luftën kundër krimit të organizuar. Palët ranë dakord për rritjen e shkëmbimit të informacioneve në kohë reale në aspektin operativ, si dhe forcimin e bashkëpunimit në sektorin e sigurisë dhe të luftës kundër terrorizimit. Ministri Tahiri u dorëzoi Certifikatë Vlerësimi, numrit 2 të policisë italiane Antonio Cufalo dhe Drejtorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Gennaro Capoluongo, në shenjë falënderimi për kontributin e çmuar që kanë dhënë për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër kriminalitetit.

Artikulli paraprakPROKURORIA NIS HETIMET PER TENDERIN E UNIFORMAVE TE POLICISE
Artikulli tjetërDHOMA E TREGTISË MBËSHTET LEGALIZIMIN E KANABISIT DHE PROSTITUCIONIT