19 persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë raportohen të zhdukur nga tajfuni Kompasu, i cili goditi Filipinet duke shkaktuar rrëshqitje toke dhe përmbytje.
Këshilli Kombëtar i Reduktimit dhe Menaxhimit të Rrezikut nga Katastrofat tha se numri i të vdekurve mund të rritet në 30, duke shtuar se po verifikon raportet e 11 vdekjeve të tjera dhe një të zhdukur nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet në rajonet veriore të Filipineve dhe Palawan, një provincë ishullore e vendosur jashtë ishullit Luzon.
Stuhia tropikale, e cila doli nga Filipinet të martën, shkaktoi përmbytje të shpejta dhe rrëshqitje toke. Gati 2,000 njerëz u evakuuan në një vend të sigurt.
Dëmi ishte më i madh në rajonet veriore të Filipineve, tha agjencia. Dëmi në bujqësi u vlerësua në 9.7 milion dollarë amerikanë.
Stuhia tropikale Kompasu, e cila zbarkoi të hënën, është cikloni i 13 -të tropikal që goditi Filipinet këtë vit.
Tajfunët dhe stuhitë tropikale godasin rregullisht arkipelagun e Filipineve, i cili shtrihet në brezin e tajfunëve në Oqeanin Paqësor perëndimor, duke marrë qindra jetë dhe duke shkaktuar miliarda dollarë dëme.