6 shkurtin e vitit 2016, një tërmet i fuqishëm, i magnitudës 6.4 goditi Tajvanin. Kjo ishte lëkundje më e fuqishme që regjistrohej në këtë territor që prej vitit 1999; ajo shkaktoi 117 të vdekur e 550 të plagosur.
Tre ditë pas sizmës së madhe, autoritetet tajvaneze i hodhën prangat dy arkitektëve dhe ndërtuesit të kompleksi apartamentesh, I cili u dëmtua rëndë nga lëkundjet e forta të tokës, duke shënuar vetëm aty, me dhjetëra viktima. Arrestimet u bënë me argumentin e neglizhencës profesionale, që çoi në humbje jetësh dhe lëndime. Kulla 17 katëshe Golden Dragon, e ndërtuar nga kompania Ëei-guan u shemb duke zënë njerëzit brenda.
Hetuesit zbuluan atëherë, nga sa shkruante Wall Street Journal, në ndërtimin e strukturës ishte përdorur vetëm gjysma e numrit të kolonave të parashikuara në projekt, çka minonte ndjeshëm aftësinë e godinës për t`i bërë ballë tërmeteve të forta. Edhe pse pati edhe ndërtesa të tjera të dëmtuara në atë kohë, kulla Golden Dragon ishte e vetmja që u rrëzua plotësisht.
“Sistemi strukturor i godinës ishte shumë i dobët”, tha asokohe për Reuters Sheen Mau-song, anëtar i Shoqatës vendase të Inxhinierëve.
“Kishte pak kolona mbajtëse, ato ishin shumë të shpërndara, dhe materialet e përdorura për ndërtimin nuk ishin shumë cilësore”, qe shprehur ai.
Prokurorët dhe zyrtarët vendor nisën të hetojnë edhe praktikat e biznesit të ndërtuesit Lin Ming-hui, duke zbuluar në fund se ai e kishte kthyer në rutinë ndryshimin e emrit, dhe hapjen apo mbylljen e kompanive, çka dëshmonte qartë përpjekjet për të mbuluar veprimet abuzive.