Poeti dhe patrioti shqiptar Ndre Mjeda do të përkujtohet në ditën ndarjes nga jeta me një garë mbarëkombëtare folklorike që do të zhvillohet në fshatin Kukël të Bashkisë Vau Dejës. Aktiviteti do të organizohet në qendrën muzeale që mban emrin e Ndre Mjedës. Dom Nikë Ukgjini shprehet se takimi folklorik që në fokus ka figurën e poetit Ndre Mjeda është edhe si një ftesë për të vizituar qendrën muzeale në fshatin Kukël ku Mjeda jetoi e punoi për shumë vite.

Figurat e mëdha të kombit nuk po përkujtohen ashtu siç duhet thotë dom Ukgjini ndërsa shprehet se edhe aktivitete të tilla po zhvillohen gjithnjë e më pak. Takimi folkloric do jetë me1 gusht në orën 17:30 ndërsa është mbështetur nga qendra e studimeve albanologjike, Bashkia Vau Dejës, Konsullata Austriake e Nderit në Shkodër dhe vetë qendra muzeale. Aktivitetet përkujtimore për poetin Ndre Mjeda zhvillohen rregullisht që nga viti 2012 në fshatin Kukël kur mori jetë edhe qendra muzeale që mban emrin e poetit të madh shqiptar.

Artikulli paraprakTJETËR AKSION PËR SEKUESTRIMIN E DUHANIT PA AKCIZË
Artikulli tjetërTAHIRI: BURG KUSH PREK PYJET NË VEND