KRYETARI MUSKA FLET PËR PROBLEMET QË SHQETËSOJNË SHOQËRINË Bashkimi i Sindikatave të Shqipërisë ka zhvilluar një takim në qytetin e Shkodrës për të folur për problemet kryesore të shoqërisë shqiptare si dhe për të prezantuar drejtuesit e kësaj sindikate për Shkodrën.

Kreu i BPSH Fatmir Muska u shpreh në lidhje me punën në të zezë si dhe disa shqetësime të tjera. Muska prezantoi Edmir Mirin dhe Jolanda Kopshtarin si drejtuesit e bashkimit të sindikatave për Shkodrën. Në këtë takim me Bashkimin e Sindikatave të Shqipërisë morën pjesë kryesisht të rinj si dhe u diskutua mbi lëvizjet sindikaliste në të ardhmen.

Artikulli paraprakRRUGA E GJUHADOLIT, BASHKIA IA LË PËRGJEGJËSINË POLICISË
Artikulli tjetërZEF HILA TAKOHET ME BANORËT NË FSHATIN KAÇË