21 qershori shënon ditën botërore të muzikës. Në kuadër të kësaj dite qendra kulturore “Pjetër Gaci” në Shkodër organizoi takimin e hapur me kompozitorë dhe muzikantë ku u diskutua për ndryshimet që po pëson muzika, për pasojë problematiket që krijohen shpesh. Dritan Mlika, drejtor I qendrës kulturore “Pjetër Gaci” tha se fokusi në këtë takim janë të rinjtë dhe rritja e profesionalitetit tek ata.

Për muzikantin Markelian Kapidani, takimi të tilla shërbejnë për ringjalljen e interesit të spektatorit për muzikën e mirë.Një mesazh për vlerësimin e muzikës profesioniste kanë edhe këngëtarët e rinj.

Dita e muzikës festohet në më shumë se 120 shtete të botës. Ky ëshët viti I dytë që në Shkodër zhvillohet një takim I hapur ku muzikantët, kompozitorët dhe profesionistë të tjerë japin ide dhe diskutojnë mbi problematika me të cilat ata përballen çdo ditë.

 

Artikulli paraprakHARTA E RE GJYQËSORE, BOJKOT EDHE MASAVE TË SIGURISË
Artikulli tjetërMBI 16 MIJË TURISTË VIZITUAN KALANË ROZAFA NË NJË MUAJ