Tri komunitetet fetare në Shkodër kanë zhvilluar një takim të përbashkët me temën “Të mbrojmë tokën, shtëpinë tonë të përbashkët”. Ky takim u zhvillua në mjediset e hotel “Colosseo”.
Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult imzot Angleo Massafra tha se ky takim në Shkodër u zhvillua njëkohësisht me atë në Poloni për uljen e gazrave me 2%.
Përfaqësuesi i Myftinisë Shkodër Arben Halluni duke folur për mbrojtjen e tokës tha se këtë e gjejmë edhe në librat e shenjtë.
Famullitari i kishës ortodokse në Shkodër At Nikolla Petani u shpreh se ne duhet ta mbrojmë tokën duke qenë se është tejet e rëndësishme për të ardhmen.
Ky nuk është takimi i parë që komunitetet fetare në Shkodër zhvillojnë sëbashku duke përcjellë mesazhe jo vetëm për politikën dhe ata që kanë në
dorë vendimarrjen për mbrojtjen e tokës por edhe gjithë pjesën tjetër të shoqërisë ndërsa pjesë e diskutimeve të mëparshme kanë qenë edhe probleme të ndryshme sociale.