Asambleja e Partisë Socialiste e degës së Shkodrës zhvilloi një mbledhje në prag të Kongresit që do të kenë socialistët në qendër. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin drejtuesja politike e qarkut Shkodër Elisa Spiropali, kryetari i bashkisë Shkodër Benet beci dhe Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni bashkë me koordinatorët e PS. Në mbledhjen e saj drejtuesja politike Spiropali deklaroi se bashkia Shkodër në të ardhmen do të ketë mbështetjen totale të qeverisë shqiptare për investime madhore dhe projekte që janë bërë të ditura nga kryebashkiaku Beci edhe përgjatë kohës të fushatës elektorale. Ndërkohë më pas kanë nisur diskutimet nga salla. Të pranishmit janë përqendruar në tri pika në këtë mbledhje. Ata kanë kërkuar investime në zonat e tyre duke nisur që nga njësitë malore të Dukagjinit e deri në Velipojë.

Sa i përket kësaj pjesë kryebashkiaku Beci tha se në këtë kohë të shkurtër që ka në drejtimin e bashkisë Shkodër në fokus të tij ka qenë pastrimi nga mbeturinat i qytetit të Shkodrës dhe zonave turistike, përmirësimi i trafikut rrugor si dhe menaxhimi gjatë sezonit turistik i Thethit dhe plazhit të Velipojës. Tashmë vijoi kryebashkiaku Beci të gjitha lagjet e Shkodrës dhe njësistë administrative do të kenë të njëjtën vëmendje si dhe theksoi faktin se qeveria do mbështesë projektet e mëdha. Po ashtu një tjetër kërkesë në këtë mbledhje të asamblesë së PS Shkodër është edhe për punësimet të cilat mbeten gjithnjë një shqetësim. Në përgjigje të kësaj kërkese drejtuesja politike Spiropali tha se në këtë periudhë kanë qenë pushimet verore dhe se edhe ju vetë iu drejtua të pranishmëve në sallë për dy muaj nuk keni patur mundësi të shiheni me njëri-tjetrin.

Pika e tretë e diskutuar kanë qenë administratorët e njësive administrative në disa zona ku nuk janë emëruar ende. Të pranishmit kanë kërkuar që të përzgjidhen propozimet e tyre dhe jo emra të tjerë. Nga ana e saj drejtuesja politike Spiropali kërkoi nga socialistët e Shkodrës që të jenë sa më aktiv dhe të qëndrojnë në gatishmëri për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës duke premtuar se do të jetë afër tyre në vijimësi. Spiropali postoi edhe një status duke bërë të ditur se ka zhvilluar një mbledhje edhe në Pukë dhe Vau Dejës ndërsa shkruan se “punët e mira, investimet e nevojshme dhe riorganizimi në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm janë në themel të përpjekjes sonë të përditshme”.

Artikulli paraprakUKQ PASTRON KOLEKTORËT NË SHIROKË
Artikulli tjetërDEPUTETI SHQIPTAR I MALIT TË ZI NË “TONIGHT”