Organizata e kombeve të bashkuara ka zhvilluar një takim konsultativ në qytetin e Shkodrës për përgatitjen e programit të qeverisë së Shqipërisë me OKB-në për periudhën 2017-2021. Të pranishëm në këtë fazë të dytë të këtij procesi ishin përfaqësues të ndryshëm. Takimi u zhvillua në mjediset e hotel “Colosseo”.
Specialistja e zyrës së OKB-së Nora Kushti tha se po punohet për një proces gjithëpërfshirës.Kushti tregon se përfshirja e shumë aktorëve ndodh për të parën herë.Specialistja e OKB-së flet edhe për problematikat dhe prioritetet e dala nga faza e parë e procesit.Takimet konsultative nga OKB për programin 2017-2021 do të vijojnë edhe në disa rajone të tjera të Shqipërisë. Qëllim është identifikimi i prioriteteve të zhvillimit dhe planifikimit të mbështetjes nga OKB.