Komisioni i ngritur për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e rrugës së Dukagjinit ka zhvilluar një takim në këshillin e qarkut Shkodër.
Biznesmeni Ndue Ftoni kërkoi mbështetjen e kryetares së qarkut Greta Bardeli. Kryetarja e këshillit të qarkut dha mbështetjen e saj për këtë nismë ndërsa akuzoi qeverinë se projekti për rrugën e Dukagjinit ka ndërruar destinacion Ftoni bëri një thirrje edhe për deputetët e qarkut të Shkodrës. 20 mijë dollar është i gatshëm që t’i japë vetë biznesmeni Ndu Ftoni ndërsa pjesën tjetër që nevojiten për ndërtimin e rrugës së amortizuar të Dukagjinit i kërkon nga biznesmen të tjerë, qeveria apo edhe pushteti vendor.