Shqipëria nuk më në hartën e vendeve ku kultivohet lënda narkotike kanabis. Këtë e ka deklaruar zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda në një takim me strutkurat policore në Lezhë. Ajo foli për rezultate shumë të mirë që vijnë nga lufta kundër narkotikëve.

Rovena Voda, zv.ministre e Brendshme- Jemi në përmbushjen e plotë të objektivit që kemi thënë: 0 tolerancë kultivimit të kanabist.

Shqipëria nuk është më në hartën e vendeve që e kultivojnë. Rezultatet kanë qënë që vjet shumë të mira. Ky vit ka qënë sfidë.

Drejtori i Policise Vendore në Lezhë, Ferdinand Mara tregoi me detaje kontorllet e kryera nga policia dhe sasitë e kapura të kanabisit.

Ferdinand Mara, drejtori i Policisë Lezhë- Janë kontrolluar 401 sera, 484 magazina, 235 ish-objekte ushtarake, 715 banesa,

198 stalla stani, 616 territore të hapura, 104 ish-parcela kultivimi të vitit 2016-2017 ku janë konstatuar dhe asgjësuar 5 parcela me 148 bimë narkotike ku edhe janë ndaluar 2 autorë.

Në takimin e kërkuar nga Prefekti të pranishmit theksuan nevojën për angazhim maksimal i të gjithë insitucioneve në luften kundër kultivimit të bimeve narkotike.

Artikulli paraprakPO VJEN I NXEHTI NË SHQIPËRI? TEMPERATURAT NUK DO TË KALOJNË 35 GRADË
Artikulli tjetërTËRMET 4.4 BALLËSH NË ITALI, DHJETRA THIRRJE TELEFONIKE PËR NDIHMË