URDHËRI SJELL NJË NGËRÇ PËR STACIONIN HEKURUDHOR TË BAJZËS. Një shkresë e drejtorisë së përgjithshme të hekurudhave ndalon rreptësisht hyrjen e banorëve të Komunës Kastrat në stacionin hekurudhor të Bajzës.
Gjatë këtyre 25 viteve banorët kanë kaluar bashkë me bagëtitë në territorin e stacionit hekurudhor. Lidhur me këtë u zhvillua një takim në Malësinë e Madhe ku nënprefektja Taza Lohja kërkon që të gjehet një zgjidhje tjetër. Në fjalën e tij drejtori i njësisë së mallrave për veriun Lulzim Cara bëri të qartë se banorët me bagëti nuk mund të kalojnë më aty. Gjatë ditëve në vijim do të shihet një mundësi që banorët të kalojnë me bagëti një një rrugë në anë të stacionit hekurudhor duke qenë se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër.
[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/8c0H15SjLJM?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]