MEMA: NGA 78 SUBJEKTE 21 PREJ TYRE OPEROJNË PA LEJE MJEDISORE. Indentifikimi i mundësive për përmirësimin e administrimit të mbetjeve spitalore në vend ishte tema e një takimi që u organizua nga qendra e informacionit Aarhus me pjesëmarrjen e institucioneve dhe shoqërisë civile.
Në fjalën e hapjes drejtorja e qendrës Aarhus tha se mbetjet spitalore në Shkodër janë një problem duke qenë se 21 subjekte operojnë pa leje mjedisore nga 78 në total. Kryeinspektori i mjedisit, ujrave dhe pyjeve tha se në këto 25 vite jemi helmuar dhe tha se duhen gjetur zgjidhje për mbetjet spitalore. Gjatë këtij takimi të organizuar në hotel “Colosseu” u fol se cilat mund të jenë rrugët për përmirësimin e në menaxhimin e mbetjeve spitalore si dhe u kërkua një bashkëpunim më i mirë edhe ndërmjet institucioneve përgjegjëse.