Ambasadori i SHBA, Donald Lu ka zhvilluar një takim paraditen e sotme me kryetarin e PD, Lulzim Basha, i cili është i fundit, pasi diplomati amerikan do të largohet nga Shqipëria, pasi i përfundoi mandati.

Megjithatë, do të mbeten në memorie kundërshtitë e fortë të Bashës për Reformën në Drejtësi dhe takimet e shpeshta të Donald Lu në selinë e PD deri sa ia arriti qëllimit për të votuar unanimisht reformën para dy vitesh.

Në ditët e fundit, Donald Lu ka zhvilluar takimet e lamtumirës me krerët e shtetit shqiptar. Në vendin e tij në Tiranë pritet që të vijnë ambasadore e re Kathleen Ann Kavalec.

Artikulli paraprakVETTINGU NË POLITIKË, RUÇI I PËRGJIGJET PD-SË: E BËN REFORMA NË DREJTËSI, POR LE TË PRESIM
Artikulli tjetërANA E ERRËT E STEVE JOBS/ SEKRETET E RRËFYERA, PREJ VAJZËS SË MADHE TË GJENIUT TË “APPLE”