Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Mos u depresiononi, shumë ndryshime të reja janë afër dhe gjërat do të ndryshojnë për mirë për ndjenjat tuaja. Puna nuk ju lë të largoheni, por qëndroni të duruar edhe disa ditë.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Emocionet janë ende pak të turbullta, megjithatë gjithçka do të bëhet më e qartë me vitin e ri. Kjo e hënë është një ditë produktive në punë.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Kujdes nga ajo vijë që bën ndarjen, ndonjëherë mjaft e hollë, mes dashurisë dhe miqësisë. Puna ju streson më shumë se sa pritej, nuk keni pse ta teproni.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Çfarë ndodh kur gjeni një shpirt binjak? Së shpejti do ta zbuloni. Kolegët ju respektojnë dhe ju vlerësojnë për angazhimin tuaj në punë.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Një ditë e hënë që do të përmirësohet duke filluar nga pasditja në raportin me partnerin/en tuaj. Puna po ecën mirë, lajme të reja në horizont për muajt e ardhshëm.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Jeni ende në kërkim të një emocioni të fortë, por mos u dekurajoni, do të vijë. Puna është vërtet shumë e domosdoshme, por mos e teproni.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Takime të papritura ju presin gjatë këtyre festave që po afrohen. Vendoseni trurin në një lloj pauze, përpiquni të shkëputeni plotësisht nga puna në orët e mbrëmjes.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Asgjë nuk është më e fortë se një dashuri e kaluar e paplotësuar ende, por kujdes nga fantazmat. Ka disa lajme në punë, së shpejti do të zbuloni se çfarë është.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

“Nuk ka seks pa dashuri” thotë këngëtarja, por për ju nuk është njësoj. Një biznes i ri pritet, në sajë të Jupiterit të qëndrueshëm tek shenja juaj, për në muajt e ardhshëm.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Diçka nuk shkon me partnerin/en tuaj, por është më mirë t’i shtyni diskutimet për të martën. Puna po ecën përpara, por ju nuk jeni plotësisht të kënaqur.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Duhet ta kërkoni dhe ta gjeni vetë ekuilibrin tuaj, atë që ju ka munguar deri tani. Shpërblimi për punën tuaj të palodhur do të vijë me vitin e ri.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

E shkuara del në sipërfaqe, rishfaqet dhe bëhet e tashmja juaj. Përpiquni të mos i jepni shumë hapësirë, kërkoni “të renë”. Puna nuk ju kënaq siç kishit shpresuar, por me vitin e ri do të ketë mundësi të reja.

Artikulli paraprakRESHJE SHIU DHE TEMPERATURA NË RËNIE, SI PARASHIKOHET MOTI PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërSITUATA NGA MOTI I KEQ NË VEND, 410 HA TOKË E PËRMBYTUR NË LEZHË DHE 300 NË SHKODËR