I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se kanë ardhur në Prishtinë me një plan të cilin e kanë diskutuar me kryeministrin Albin Kurti dhe do ta diskutojnë me Vuçiçin. I pyetur nga gazetarët Lajçak theksoi se pa formimin e Asociacionit nuk do të ketë përparim drejt rrugës së BE-së.

“Erdhëm me një plan, e diskutuam me Kurtin dhe do ta diskutojmë me Vuçiçin. Nuk do të jap detaje. Kurti ka përgjegjësi të bëjë progres në normalizim, nëse Kosova dëshiron të bëjë progres në BE. Duhet ta përsëris që Asociacioni të formohet pa vonesa. Pa këtë, s’do të ketë progres të Kosovës në integrimin evropian. E vlerësojmë gatishmërinë e Kurtit për të vazhduar diskutimet së shpejti. Tani do ta vazhdojmë misionin në Beograd, ku do ta takojmë presidentin Vuçiç”, ka thënë ai.

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, KISHTE PËRSHTATUR NJË AMBJENT PËR THARJEN E KANABISIT, ARRESTOHET 29-VJEÇARI
Artikulli tjetërRINDËRTIMI I URËS MBI LUMIN DRIN