Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë ftesë diasporës në Itali për të marrë pjesë takimin e komunitet shqiptar. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha u ka bërë thirrje për pjesëmarrje dhe disa politikanëve italianë. Takimi do të mbahet më 5 shkurt, në orën 15:30 në Tiranë.

“Të dashur miq, shqiptarë të diasporës sonë në Itali, demokrate dhe demokratë. Ju ftoj të merrni pjesë në takimin e komunitetit shqiptar, me pjesëmarrje të disa deputetëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe eksponentëve të politikës italiane:

Dott.Simone Foglio, zv/Presidenti i Senatit

On. Maurizio Gasparri, On. Paolo Barelli, On. Alessandro Battilocchio, eurodeputetja

On. Luisa Regimenti.

E diel, 5 shkurt ora 15:30

Ka shkruar Berisha në postimin e tij.

Artikulli paraprakDEPUTETËT E OPOZITËS SËRISH KËRKESË NË KUVEND A PËR ÇFARË BËHET FJALË
Artikulli tjetër“ÇDO VONESË TASHMË ËSHTË E PAJUSTIFIKUAR”, GRUPI I ALIBEAJ THIRRJE APELIT: SHQYRTONI ANKIMIMIN!