Konkurrentja më e re e ‘Përputhen”, Efi ka tërhequr vëmendjen e djemve dhe të publikut me paraqitjen e saj. Ajo madje, pati që në fillim edhe një takim katërminutësh me Brunon, për të cilin kishte shprehur pëlqim. Konkurrenti madje u shpreh se Efi është femra perfekte fizikisht, duke lënë të kuptohej se ka një pëlqim mjaft të fortë pë rtë.

Ndërkohë, sot ata kanë zhvilluar takimin e tyre të parë, jashtë studios, ku ishi shumë të afërt. Bruno tha se çdo gjë që i kishte kapur syri deri tani tek Efi i pëlqente. Konkurrentja nga ana tjetër tha se me Brunon ndihej shumë rehat, dhe se në marrëdhënie dëshironte që partneri të ishte dominant.

“Je shumë e bukur, shumë seksi. Edhe po të të shihja në rrugë do të më kishe tërhequr vëmendjen”, i tha Bruno, teksa udhëtonin së bashku në makinën që drejtonte Efi.

Mes tyre pati shumë flirte, madje edhe një puthje në qafë, që nxiti debate e diskutime në studio. Megjithatë, Efi tha se e pëlqen Brunon, dhe se nuk do e kishte problem një gjest të tillë në takim të parë.

Artikulli paraprakUKRAINA DO TË VENDOSË TRUPA NË KUFIRIN ME BJELLORUSINË
Artikulli tjetër6 QARQE TË VENDIT ME TKURRJE NATYRORE TË POPULLSISË, LINDJET NË RËNIE TË SHPEJTË