Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim do të ketë një takim këtë pasdite në orën 16:00 me Lulzim Bashën në PD. Ky është ballafaqimi i parë i znj.Kim me Bashën pasi ky i fundit vendosi të përjashtojë nga grupi parlamentar i PD, Sali Berishën.

Kjo ishte një kërkesë e diplomatit të lartë amerikan Philip Reeker më 30 qershor pas shpalljes non grata të Berishës, por një muaj më pas ambasadorja e SHBA ia kërkoi vetë përjashtimin e Berishës.

Vendimin Basha e mori më 9 shtator, një ditë para mbledhjes së parlamentit të ri. Tashmë Berisha ka ndërmarrë një nismë kundër vendimit të Bashë duke takuar demokratë në çdo qytet të Shqipërisë.

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, PRESIDENTI JEP “NDERI I KOMBIT” PREKË CALIT
Artikulli tjetërDOZA E TRETË E VAKSINËS ANTICOVID NË SHBA, CDC JEP ‘DRITËN JESHILE’, JA KATEGORITË KU DO TË APLIKOHET