“Takimi I parë” ishte shfaqja e parë muzikore e sjellë nga trupa profesioniste e teatrit “Migjeni”. Një shfaqje ndryshe, që ndërthuri aktrimin e tingujt muzikorë për të sjellë në formën komike historinë e një çifti që duan të besojnë tek dashuria. Për drejtoren e tetarit “Migjeni”, Rita Gjeka, kjo shfaqje ishte dhurata më e bukur për festa. Ndërsa aktori Jozef Shiroka tha se emocionet në këtë shfaqje ishin të mëdha.
Regjisorja Ina Morinaj tha se vënia në skenë e kësaj shfaqje ishte më e thjeshtë.
“Takimi I parë” do të vihet në skenë edhe këtë të enjte, ndërsa shënon edhe shfaqjen e fundit që trupa e aktorëve të teatrit “Migjeni” vë në skenë për këtë vit