Kryeministri Edi Rama reagoi pas takimi midis kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë dhe përgëzoi kreun e qeverisë së Kosovës për pranimin e propozimit të Bashkimit Evropian për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një reagim në X, Rama shkruan se Kurti dhe Vuçiç, duhet të demonstrojnë lidership për të zbatuar Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve.

“Përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese lidhur me AKSHS, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese. Kjo është një pikë vërtetë kyçe. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtësisht, pa asnjë vonesë të mëtejshme, me aleatët perëndimorë të rajonit për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve. Rajoni ynë meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët më të mirë, dhe jo konflikte, lojëra fajësimi dhe prapakthime që na dëmtojnë të gjithëve”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakGJYKATA RRËZON KËRKESËN E SALI BERISHËS, NUK PËRJASHTOHET NGA ÇËSHTJA GJYQTARJA IRENA GJOKA
Artikulli tjetërHYSEN ZMIJANI NË KRAH TË CRISTIANO RONALDOS